22.6 C
Pogradec
23.7 C
Korçë
23.4 C
Bilisht
21.8 C
Ersekë
23.1 C
Maliq
23.3 C
Liqenas
Thursday, October 10, 2024

OBSH shpreh shqetësim për përhapje të sëmundjeve në Gazë

- Advertisement -

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë të premten se është shumë e shqetësuar për përhapjen e sëmundjeve në Gazë, pasi disa javë me bombardime të vazhdueshme izreaelite e kanë detyruar popullsinë që të strehohet nëpër kampe, pa ushqime dhe ujë të pijshëm.

“Ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar për përhapjen e sëmundjeve kur të afrohet stina e dimrit”, ka thënë Richard Peeperkorn, përfaqësues i OBSH-së në territoret palestineze.

Ai ka thënë se deri më tani janë regjistruar mbi 70.000 raste të infeksioneve akute në rrugët e frymëmarrjes dhe mbi 44.000 raste të diarresë, shifra shumë më të larta sesa është pritur.

OBSH-ja ka paralajmëruar më parë për “trende shqetësuese” në përhapje të sëmundjeve në Gazë, ku bombardimet dhe ofensiva tokësore kanë çrregulluar sistemin shëndetësor, kanë pamundësuar qasjen në ujë të pastër dhe kanë detyruar shumë njerëz të drejtohen nëpër kampe.

Nisja e sezonit të reshjeve dhe mundësia e vërshimeve i kanë rritur edhe më shumë shqetësimet që sistemi i ujërave të zeza në këtë enklavë të shumëpopulluar do të rëndohet shumë, prandaj edhe sëmundjet do të mund të përhapen.

Mungesa e naftës veçse ka rezultuar me mbyllje të stacioneve për pompim të ujërave të zeza, duke e rritur edhe më shumë rrezikun për kontaminim.

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinim të Çështjeve Humanitare, ka thënë të premten se 813.000 persona të zhvendosur janë duke qëndruar në të paktën 154 qendra strehimi të OKB-së.

“Mbipopullimi është duke çuar në përhapje të sëmundjeve, përfshirë atyre të frymëmarrjes dhe diarresë, dhe po rrit shqetësime për shëndetin dhe ambientin”, kanë paralajmëruar zyrtarë të OKB-së.

Situata në Gazë është rënduar prej nisjes së bombardimeve izraelite të nisura më 7 tetor.

Izraeli i ka shpallur luftë Hamasit, pasi grupi ekstremist e ka nxitur luftën, përmes sulmeve të nisura po atë ditë në tokën izraelite, duke i vrarë mbi 1.200 njerëz dhe duke marrë mbi 240 pengje.

Ndërkohë ushtria izraelite ka nisur edhe ofensivë tokësore në Gazë. Sipas autoriteteve shëndetësore palestineze, mbi 11.000 njerëz janë vrarë si pasojë e sulmeve izraelite në Gazën e rrethuar./REL

Top Channel

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit