22.6 C
Pogradec
23.7 C
Korçë
23.4 C
Bilisht
21.8 C
Ersekë
23.1 C
Maliq
23.3 C
Liqenas
Thursday, October 10, 2024

Korçë/ Godina e shumëdiskutuar e ish maternitetit, ja si do transformohet…

- Advertisement -

Nertil Jole: Në Korçë falë një investimi të qeverisë shqiptare nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit, do të funksionojë Qendra e Zhvillimit Rajonal Korçë, në ish godinën e maternitetit të vjetër të transformuar në një mjedis modern.

Kjo qendër do t’i shërbejë zhvillimit të burimeve njerëzore për industrinë turistike të bashkive të qarkut tonë, si dhe mbështetjes për trajnimin e të rinjve në punë për t’i nxitur ata drejt krijimit të “start-up”-ve të reja në fushën e turizmit, bujqësisë, agroturizmit, edukim-trajnimit, teknologjisë, inovacionit, etj.

Zhvillimi i kapaciteteve do të bëhet nëpërmjet shfrytëzimit të strukturave funksionale brenda ndërtesës, me synimin për të organizuar në vazhdimësi mediume dhe trajnime profesionale për sfidat e zhvillimit rajonal.

Kjo Qendër e Zhvillimit Rajonal do të nxisë modele zhvillimi, duke u bërë pionier në Shqipëri për zhvillimin e ofertave të reja në industrinë e mikpritjes, si premisë premtuese për rritjen e mëtejshme të numrit të vizitorëve vendas e të huaj dhe fuqizimit të ekonomive lokale dhe asaj rajonale.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit