Në zemër të fshatit Osojë (Nj.A Moglicë), mes një oazi magjepës me lisa shekullorë gjendet kisha e Shën e Premtes, shënjtores së mrekullive për shëndet të mirë. Objekti i sotëm është simbolik i ndëruar mbi truallin e kishës madhështore mbi 500 vjeçare të Shën e Premtes, e cila si shumë objekte të tjera të kultit fetar nuk mundi të mbijetonte nga shkatërrimi i regjimit komunist.
Natyra ne këtë zonë është mbreslënëse
Osoja shquhet për nxjerrjen e rakisë së thanës, e cila ka veti kurative. Gjithashtu, glikoja e manaferave është mjaft e veçantë, si edhe mjalti që prodhohet në këtë fshat është i një cilësie të lartë.
Mahnitëse dhe të mbuluara plot mistikë janë edhe muret rrethuese të kishës së Shën Marisë e kishës së Shën Gjergjit. Lisat shekullorë bëjnë hije dhe tundin degët nga era duke fërshëllitur, sikur duan të na tregojnë histori të gjata, që duan netë të tëra dimri për t’i rrëfyer.
Nëpër shtegun që gjarpëron gjejmë thana, manafera, arra, rrush e fiq. Banorët janë njerëz shumë puntorë, mikpritës e bujarë.
Majlinda Brahimllari, banore e këtij fshati thotë se personat që morrën pjesë në shkatërrimin e kishës patën probleme shëndetsore të parikuperueshe. -“Për çdo të sëmurë e shëndet të mirë, ne lutemi tek kisha e Shën e Premtes dhe kemi shumë besim se ka bërë mrekulli”, – thotë znj. Majlinda.
Për te vizituar natyren e mbrekullueshme të kësaj zone mjafton të ndjekësh itnerarin Maliq – Lozhan i Ri – Ura e Vërbës (3 urat) – Ura e Re e Gjinikasit – Ura e Osojës – Osojë.