15.5 C
Pogradec
14.4 C
Korçë
14.4 C
Bilisht
14.1 C
Ersekë
13.6 C
Maliq
16 C
Liqenas
Tuesday, October 15, 2024

Dominim total i Shqipërisë, Kombëtarja pesë fitore kundër Moldavisë

- Advertisement -

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan të premte më 18:00 kundër Moldavisë në transfertë. Sfida e grupit E kualifikues për Euro 2024 është një finale për tanët, me “Shqiponjat” që kërkojnë të nisin fluturimin për në Gjermani, teksa një pikë do na dërgonte për herë të dytë në fazën finale të një Europiani.

Të dyja skuadrat janë takuar gjashtë herë në fushë, me tanët që kanë fituar pesë duele dhe kanë barazuar një (në miqësore). Të pesta takimet e fituara nga kuqezinjtë janë në kuadër të kualifikueseve europiane, me të parë që daton më 29 marsin e 1995, 3-0.

Më pas, në ndeshjen e kthimit për po atë tur kualifikues, kuqezinjtë ia dilnin të fitonin 2-3 në transfertë. Përballjet e radhës kundër Moldavisë datojnë në vitin 2019, me Shqipërinë që fitonte dy takimet e Euro 2024, 2-0 në Elbasan dhe 0-4 në transfertë.

Përballja e fundit mes dy skuadrave ishte disa muaj më parë në “Air Albania”, për ndeshjen e parë mes tyre në grupin E kualifikues të Euro 2024. Kuqezinjtë ia dolën të merrnin tri pikë falë fitores 2-0 me gola të Asanit dhe Bajramit. Dueli i 17 qershorit ishte debutues për Sylvinhon në Tiranë, me trajnerin brazilian që mori tri pikë, kjo pas humbjes 1-0 në Poloni.

Barazimi i vetëm me Moldavinë daton në 15 gushtin e 2012 në “Qemal Stafa” (ish-Air Albania), kjo në një miqësore 0-0. Në grupin E kualifikues, Shqipëria me 13 pikë mban vendin e parë, ndjekur nga Çekia me 11-të, Polonia me 10-të, Moldavia me 9-të dhe Ishujt Faroe me vetëm një pikë.

Statistikat kundër Moldavisë:

65535e7502300vs moldova.JPG.jpg

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit