9.7 C
Pogradec
9.8 C
Korçë
8.8 C
Bilisht
9.1 C
Ersekë
8.9 C
Maliq
9.6 C
Liqenas
Thursday, May 15, 2025

Maliq/Rritja e rrogave, zjarrfikësit e Maliqit kujtojnë se u është dhënë një premtim

- Advertisement -

Nisur nga një prononcim i deputetit të PS Erion Braçe, zjarrfikësit e bashkisë Maliq kujtojnë se u është dhënë një premtim për rritje rroge, por ata vazhdojnë të mbeten ende një kategori e ‘diskriminuar’ sa i përket shpërblimit financiar në raport me shkallën e vështirësisë në profesionin e tyre. Reagimi vjen nëpërmjet faqes së tyre në rrjetet sociale.

Gjatë fillim vitit 2023 është dhënë një premtim që rroga e zjarrfikësit do të ritet ndjeshëm, një premtim që nuk u mbajt kurrë. Edhe sot një zjarrfikës mer një rrogë minimale ( 390 mijë lekë të vjetra).

Janë rreth 1200 zjarrfikësa në të gjithë Shqipërinë të cilët mbajnë 1200 familjet e tyre me këtë rrogë.

Shume premtime janë dhënë për këtë sektor i cili ka mungesa të mëdha dhe jo vetem, tek pjesa e pagesës, dhe përsëri nuk kujtohet kush dhe nuk jep kush përgjigje se çfarë do të ndodhë.

Çfarë do të bëhet me këta 1200 individë që rrezikojnë jetën e tyre çdo ditë dhe luftojnë flakët me mjete primitive.

Deputeti Erjon Braçe ka folur shumë mirë këtu tek kjo video, por fjala e tij “ra në vesh të shurdhët”.

Për shërbimin e MZSH-së flitet 3 ditë dhe më pas çdo gjë harrohet’ thuhet në faqen në fb të zjarrfikësve të Maliqit.

 

 

 

Z.K.Pogradecipress.al

/*! elementor – v3.17.0 – 08-11-2023 */
.elementor-widget-image{text-align:center}.elementor-widget-image a{display:inline-block}.elementor-widget-image a img[src$=”.svg”]{width:48px}.elementor-widget-image img{vertical-align:middle;display:inline-block}

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit