6.4 C
Pogradec
6.6 C
Korçë
6.6 C
Bilisht
4.5 C
Ersekë
5.3 C
Maliq
7.5 C
Liqenas
Thursday, December 12, 2024

Lufta/ Evakuohen shtetasit e parë shqiptarë nga Gaza! Ministri Hasani: Nëna dhe 4 fëmijët e saj shpëtohen pas 3 javësh përpjekje, ndodhen në Egjipt

- Advertisement -

Pesë shqiptarët e parë, një nënë dhe katër fëmijët e saj të mitur janë evakuuar nga lufta në Gaza pas 3 javësh përpjekje. Lajmin e ka bërë me dije ministri i Ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani i cili shkruan se aktualisht ata ndodhen në Egjipt, dhe se po kryhen procedurat që kthimin e tyre në Shqipëri.

Një nënë me katër fëmijët e saj të mitur janë 5 shtetasit e parë shqiptarë që kanë arritur të evakuuohen nga lufta në Rripin e Gazës që po merr jetë njerëzish prej më shumë se një muaji nga lufta mes Izraelit dhe militantëve të Hamasit.

Ka qenë ministri i Jashtëm Igli Hasani i cili ka bërë me dije lajmin në rrjete sociale ku shkruan se nëna dhe katër fëmijët e mitur kanë arritur të largohen nga Gaza, pas gati 3 javësh përpjekjeje.

Tashmë ata ndodhen të sigurt në Egjipt, ndërsa vijojnë procedurat për kthimin e tyre sa më të shpejtë në Shqipëri.

“Pas tre javësh përpjekjesh e vështirësish, më në fund shtetasit e parë shqiptarë, një nënë dhe 4 fëmijët e saj të mitur, sapo lanë territorin e Gazës. Ata ndodhen tashmë të sigurt në Egjipt, ndërsa vijojmë proçedurat për kthimin e tyre sa më të shpejtë në Shqipëri.

Mirënjohje për autoritetet e Izraelit dhe Egjiptit për bashkëpunimin, @UNmigration  dhe @ICRC  për mbështetjen si dhe kolegëve të ambasadave shqiptare në  dhe  për punën e mirë në këtë situatë e operacion kompleks. Po punojmë ngushtë me autoritetet për kthimin e shpejtë e të sigurt të shtetasve të tjerë që ndodhen në Gaza.”, njofton ministri i Jashtëm Igli Hasani.

Avioni i parë me 40 pasagjerë shqiptarë, mes të cilëve edhe shtetas nga vendet e rajonit si Kosovë, Maqedonia e Veriut, është ulur nga Izraeli në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” më 8 tetor. Bashkë me një fluturim të mëpasshëm numri i shqiptarëve evakuuar nga Izraeli shkoi në 51. Pas tyre 20 shqiptarë të tjerë kanë udhëtuar më 12 tetor nga Izraeli për në Greqi përmes një fluturimi të linjave ajrore greke, të koordinuar nga Ministria e Jashtme. 17 prej tyre pasi kanë mbërritur në Athinë janë nisur drejt Shqipërisë në rrugë tokësore dhe u transportuan në qytetet ku banojnë, si: Tirana, Gjirokastra, Korça dhe Vlora.

Ndërkohë operacionet e shpëtimit do të vijojnë ndërsa lufta e nisur me 7 tetor, mes Izraelit dhe Palestinës, e përqendruar tashmë në Rripin e Gazës vazhdon të rëndojë bilancin e viktimave, përfshirë dëmet e rënda në infrastrukturë.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit