6.4 C
Pogradec
6.6 C
Korçë
6.6 C
Bilisht
4.5 C
Ersekë
5.3 C
Maliq
7.5 C
Liqenas
Thursday, December 12, 2024

Vëzhgim/ Shkatërrimi ekologjik i Drilonit me miliarda lekë dhe kontrata që mbart të fshehta! Bashkia Pogradec ja kalon privatit për 30 vite Parkun Kombëtar!

- Advertisement -

Shkatërrohet Parku Kombëtar i Drilonit dhe duket se opozitat dhe organizatat mjedisore po qëndrojnë indiferente përball maskrës që po vijon pandërprerë, që prej vitit të shkuar. Në dokumentacionin voluminoz mbi 400 fq që Pogradeci Press disponon, nuk është bërë ende publike Akt-Marrëveshja e cila është lidhur ndërmjet AADF-s dhe Bashkisë së Pogradecit.

Edhe pse ministrja Mirela Kumbaro një vit më parë ka deklaruar nga Korça publikisht se Driloni, pas përfundimit të punimeve do të menaxhohet nga shteti, përsëri nuk dihet saktësisht se si është bërë përcaktimi në këtë marrëveshje. Burime jozyrtare bëjnë të ditur se pas përfundimit të punimeve, përfitues nga të ardhurat që do të vijnë nga parkimet, veprimtaritë e brëndëshme, qiratë, hyrjet në muze dhe shëtitjet me varkë, për 30 vitet e ardhshme do të jetë AADF-ja dhe jo Bashkia e Pogradec, ashtu siç është deklaruar në publik.

Kjo marrëveshje e firmosur nga Kryebashkiaku Ilir Xhakolli, mbahet diskrete dhe nuk është bërë asnjëherë publike. Përveç faktit që punimet të cilat po realizohen, kanë ndryshuar identitetin e Parkut Kombëtar të Drilonit dhe kanë shkatërruar mjedisin dhe peizazhin në këtë zonë. Referuar dhe legjislacionit të mëposhtëm:

Liqeni i Pogradecit dhe areali përreth tij është shpallur Peizazh i Mbrojtur (kategoria V e mbrojtjes sipas IUCN) me VKM Nr. 80, datë 6, 18.02.1999 për shpalljen “Park Kombëtar“ të Prespës dhe “Peisazh i Mbrojtur Toksor/Ujor“ të Pogradecit.

Gjithashtu, me VKM Nr. 676, datë 20.12.2002 “Për shpalljen Zonë e Mbrojtur të monumenteve të natyrës shqiptare”, janë shpallur si Monumente Natyre (kategoria III e mbrojtjes) edhe Burimet e Drilonit, ne listen e monumenteve te natyres se Qarkut te Korçës.

Në vijim, zona Drilon-Tushemisht është miratuar, si zonë me rëndësi kombëtare në planifikim me përparësi zhvillimin e turizmit, si pjesë e planit të përgjithshëm kombëtar ” Shqipëria 2030 “, të miratuar me vendimin nr. 1, të KKT-së, datë 14.06.2016 dhe VKM Nr. 881, datë 14.12.2016.

Por ajo që bën më tepër përshtypje, është fakti që pavarsisht rekomandimeve të vazhdueshme të UNESCO-s dhe nën zë rekomandimeve të institucioneve rajonale në Qarkun Korçë, përsëri nuk po ndalohet marrëzia për përfitime. Betoni dhe hekuri sot kanë zëvëndësuar gjelbërimin edhe drurët.

Gjithashtu ajo që konstatohet është fakti se në këtë park janë prerë më tepër se 60% e pemëve shumë vjeçare, me arsyetimin se ishin të vjetra dhe rrezikonin jetën e vizitorëve. Por nëse shihet me kujdes projekti, do të konstatohet se shkak real i prerjes së tyre ishte hapja e vendit për realizimin e pseudoprojektit shkatërrues.

Por projekti i Drilonit duket se bazohet në interesat e mëdha të Edi Ramës, i cili në pjesën më të madhe të akteve zyrtare është nënshkruesi kryesor, por vetëm në marrëveshjen me AADF-në nënshkrues është Kryebashkiaku i Pogradecit, që të gjitha atributet dhe përfitimet do ja kalojë Fondacionit që është akuzuar për parregullsi edhe në Projektet e “Butrintit” apo edhe zonës arkeologjike të “Durrësit”.

Fakti që Driloni është kthyer në një gërmadhë gjigande, nuk po i shqetëson më banorët e Pogradecit, të cilët heshtin përballë kryebashkiakut që ja ka dhuruar këtë aset, një subjekti privat për 30 vitet e ardhëshme. A.B/Pogradecipress.al

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit