Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri Karl Bergner nga Korca deklaratë politike.
Sipas mendimit tuaj, marrveshja mes Shqipërisë dhe Italise, a është bërë konsultim me BE në lidhje me emigrantët që do të vijnë?
Mendoj se konsultimet po vazhdojnë. Ne kemi marë dokeumentet dhe memorandumin e mirëkuptimit pak ditë më parë dhe është pak herët për të dhënë komentet dhe mendimet e mia në lidhje me detajet. Por e di shumë mirë që si Shqipëria po ashtu dhe Italia kanë bërë çmos për të respektuar rregullat kombëtare dhe ndërkombëtare.
Situata në parlamentin Shqiptar është bërë pak e rrëmujshme. Si e shihni ju këtë?
Sinqerisht do të shpresoja të shihja shumë shpejt opozita më të bashkuara që të luajnë rolin e tyre si kontrollues të qeverisë në një mënyrë më të mirë. Mendoj se edhe qeveria mund të ndihmojë në respektimin e të drejtave, gjithashtu të ketë një balancim mes të drejtave të opozitës dhe të qeverisë.
Sali Berisha ka thënë se shumë shpejt do bëhen protesta të mëdha. A mendoni se është mirë për Shqipërinë?
Mendoj se nëse gjërat çohen deri në protestë nuk do të shkojë mirë pasi gjithë përpjekjet duhet të shkojnë në formulimin e rregullave për qeverisjen. Mendoj se duhet të bëjnë përpjekje për të ofruar propozimet e tyre. Deri më tani shoh më shumë energji duke penguar parlamentin. Por mendoj se ka mënyra të tjera më të drejta për të kundërshtuar diçka që është zgjedhur nga qeverisja.