Breshëri me intenstitet të lartë ka vazhduar dhe ditën e djeshme, këtë hërë në Njesinë Administrative Voskop të Koçës. Përsëri dëmet janë të parikuperushme tek sektori bujqësor dhe vetë fermerët e fshatit janë të pashpresë përballë kësaj situate. Numëerohen më shume se 50 hektarë vreshta të dëmtuar dhe 60 hektarë pemtore, pa llogaritur këtu oborret e banesave.
Kryeplaku i Fshatit Voskop, Përparim Nurçe tregon se ekonomia e fshatit është totalisht mbahet nga sektori bujqësor dhe se ky sektor tashmë është dëmtuar dhe po le pa të ardhura banorët e zonës.
Vetë përgjëgjësi i sektorit të Bujqësisë në Bashkinë Korçë, Thanas Koroveshi pranon dëmet katastrofale duke thënë se me shumë se 200 fermërë me nga 30-40 dynym tokë janë të dëmtuar plotësisht. Por përsa i përket kompesimit të dëmit, Koroveshi tha se nuk mund të kryhet pa pasur gjendje të emergjencave civile, ndërkohë e vetmja mbështetje është asistenca nëpermjet këshillimit.
Dëmet ende janë të pallogritura në kosto, por fakt mbetet që prodhimi është dëmtuar totalisht, për fermërët e 4 fshatrave në ketë njesi administrative.

