15.2 C
Pogradec
15.4 C
Korçë
14.3 C
Bilisht
14.5 C
Ersekë
14.7 C
Maliq
15.3 C
Liqenas
Thursday, April 16, 2026

Breshëri shkreton bujqësinë në Kolonjë, fermerët: Grurin, mollët e kumbullat i lëshoi në tokë! S’ka mbetur asgjë!

- Advertisement -

Kur temperaturat përvëluese kanë pushtuar gjithë territorin e vendit, në juglindje ditën të dielën pasdite ra breshër i fuqishëm duke shkaktuar dëme kolosale në bujqësi e pemtari.

Më e prekur është bashkia e Kolonjës, ku janë shkatërruar qindra hektarë me grurë e foraxhere dhe dhjetëra parcela me mollë, kumbulla e rrush. Fermerët të cilët kërkojnë ndihmë nga shteti, shprehen se breshëri zgjati për një orë duke çuar dëm mundin e një viti.

Drejtoria Rajonale e Bujqësisë në Korçë bën të ditur se nga verifikimet paraprake rezultojnë dëme në Ersekë, Rehovë, Starje, Plasar dhe Bejkovec. Konktretisht, 10 hektarë me perimeve, 100 hektarë me grurë, 4 mijë rrënjë kumbulla e mollë, etj.

Gjithsesi grupet e inspektimit janë ende në terren dhe në përfundim të gjitha dëmet do të relatohen në drejtorinë e emergjencave pranë bashkisë, ku bëhet dhe aplikimi për dëmshpërblim.

DËMET PARAPRAKE NGA BRESHËRI NË BASHKINË KOLONJË

GRURE      100 HEKTARË

PERIME     10 HEKTARË

ELB E TERSHERE 120 HEKTARË

KUMBULLA         2000 RENJE

MOLLE                2000 RENJE

RRUSH NË OBORRE  MBI 80%

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit