14.7 C
Pogradec
14.8 C
Korçë
13.9 C
Bilisht
13.7 C
Ersekë
14.1 C
Maliq
14.9 C
Liqenas
Thursday, April 16, 2026

Ekonomi: Bashkë do i kalojmë sfidat e Universitetit…

- Advertisement -

Nga zgjedhjet e fundit për strukturat drejtuese në Universitetin “Fan S. Noli” Korçë, fitues me shumicë votash si rektor i këtij universiteti është shpallur Prof. Dr. Lorenc Ekonomi, përballë dy kolegëve të tij, Irena Nikaj dhe Robert Damo.

Ditën e sotme, në një komunikim për mediat, ai ka falënderuar kolegët dhe konkurentët për garën, teksa ka shtuar se universiteti ka shumë sfida të cilat mund të kalohen vetëm duke qenë bashkë.

Në objektivat e tij si rektor, Ekonomi ka vendosur shtimin e degëve dhe programeve të studimit të cilat janë më pranë tregut të punës dhe inovacionit. Gjithashtu, ai shtoi se do të ketë edhe bashkëpunime të reja.

Lorenc Ekonomi pritet të drejtojë për 4 vitet e ardhshme Universitetin “Fan S. Noli” Korçë mes sfidave të uljes së numrit të studentëve dhe sfidën për ndërkombëtarizimin dhe profilizimin e këtij universiteti.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit