15.2 C
Pogradec
15.4 C
Korçë
14.3 C
Bilisht
14.5 C
Ersekë
14.7 C
Maliq
15.3 C
Liqenas
Thursday, April 16, 2026

Korça bëhet “skena” e 500 motorrave. Pjesëmarrësi: Na është bërë stil jetese…

- Advertisement -

Korça është bërë skena e një ngjarjeje të veçantë këtë vit, ndërsa më tepër se 500 motoristë nga e gjithë bota u bënë pjesë e Moto Festival 2024, duke sjellë një atmosferë të jashtëzakonshme për qytetin.

Mbi 80 grupe pjesëmarrëse u bashkuan në këtë event, i cili organizohet për të disatin vit radhazi. Motoristët parakaluan nëpër qytet, duke krijuar një atmosferë elektrizuese që u shijua nga qytetarët e shumtë. Ata ndanë pasionin e përbashkët për motorët dhe adrenalinën me banorët dhe vizitorët, të cilët përjetuan paradën e tyre të mrekullueshme dhe mbrëmjet me muzikë rock dhe metal.

Çdo vit, në qytetet e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, organizohen festa të motoristëve ku mblidhen rreth 700 – 800 persona. Motoristët vijnë nga të gjitha trojet shqiptare dhe misioni i tyre është promovimi i çdo qyteti dhe bukurive shqiptare.

“Nuk është kënaqësi të qëndrosh në një vend, por të udhëtosh në çdo cep dhe me shoqëri. Kam ardhur së bashku me bashkëshortin tim dhe është gjithmonë kënaqësi të kthehemi në festivalin e motorave, ku ka muzikë rock e metal e ku mblidhemi me shoqërinë për të kaluar bukur. Ky është një pasion i vjetër që është bashkuar me dashurinë time për muzikën rock e metal. Me bashkëshortin jam njohur në një festë motorësh në 2019 dhe tashmë është bërë stil jetese,” tha një prej pjesëmarrëseve.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit