Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-F. A., 57 vjeç, banues në fshatin Udënisht, Pogradec, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë, një 34-vjeçar;
-Sh. P., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi në zonën e Udënishtit, ka shkuar në mënyrë të përsëritur për të bërë plazh me vetëgjyqësi, në një zonë plazhi në përdorim nga një 45-vjeçar, me pretendimin se është plazh publik.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

