Pak histori për emrin e Pogradecit…
Emri Pogradec daton që nga shekulli XIV, në vitet 1331 – 1355 kur në Shqipëri sundoi për 24 vite Mbretëria sllave e Car Stefan Dushanit. Midis shumë emrash qytetesh, fshatrash, (rreth 2000 të tillë), ishte dhe ai i Pogradecit. Ky emër u mbajt deri në qeverisjen e mbretit Zog, ku midis reformave që ndërmori, ishte edhe ajo e ndryshimit të shumë toponimeve të asaj kohe. Pogrdeci u quajt Përparim. Pati shumë polemika dhe mospranime në atë kohë derisa erdhi pushtimi italian dhe më pas regjimi komunist në vitin 1945, ku i dha fund njëherë e përgjithmonë atyre ndryshimeve dhe rikthehu emrat e dikurshëm, pra në emrin që kemi edhe sot, Pogradec.

