Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. B., 23 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 9, gjatë këqyrjes së celularit të tij, u gjetën faqe të cilat dyshohet se përdoreshin për vënien e basteve sportive. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua aparati celular.

