Është zhvilluar dita e dytë e eventit të veçantë të paradës së qenushave, organizuar nga Federata Kinologjike e Shqipërisë, ku morën pjesë më shume se 300 qen nga gjithë bota. Dita e dytë vijoji me vlerësimin e qenushave ku në total 24 çmime kryesore janë dhënë per më të miret.
Arturo Verzeroli president i kesaj federate shprehet i kënaqur për organizimin në qytetin e Pogradecit, gjithashtu shtoi se eventi i rradhës do të zhvillohet në kryeqytet.
Trajnëri Italian i qenve Daniele Scarantino siguroi në këtë event plotë tre kupa dy ne vende të para dhe një ne vend te dyte. Ai u shpreh i kenqur nga kjo pjesëmarrje dinjitoze.
“Jam vërtet i gëzuar, jam i lumtur për qentë për pronarët. Është gjithmone kenaqësi te bëjmë punen tone si trajner.”
“Belgium shepald, bulldoku francez gjithashtu dhe qeni australian janë disa prej fituesve. Të gjithë qentë kanë hecur mirë. Ne kemi marrë pjesë në kompedicionë të tjera, është gjithmonë kenaqësi të marr pjese në to.Ne kemi marrë më shumë çmime nderkombetare.”
Gjithashtu dhe Ukrainasja Kolomiietc Katerina, u shpreh e vlerësuar nga ky kompedicion, ndërkaq tha se Shqipëria është një vend i bukur.
Ka fituar Haunti Afgan dhe Junior Bestenshoë, ështe nje qen i ri, këtë vit ai ka qënë fitues botëror junior në Kroaci dhe tani në këtë vend kaq të bukur siç është Shqipëria dhe ne kemi pasur rezultate të kenaqëshme.
Anëtari i jurisë nga Maqedonia e Veriut Mile Aleksoski tha se në ditën e dytë të eventit pjesëmarrja ishte e ulët, por cilësia ishte shumë e lartë per qenushët pjesëmarrës.
Sot shfaqja ishte shume bukur, nuk kishte shume qen, por cilësia e tyre ishte shumë e lartë. Ju mund të shihni fituesit kryesor. Mua më inpresionoi Shepardi Belg, ishte shumë i bukur dhe më pas Mastino Napolitano dhe Franc Buldog.
Eventi dyditor bëri bashkë dhjetra trajnere nga vende të ndryshme të botes të cilët u perfaqësuan me qenusha të rracave të ndryshme. Shumë prej tyre u vlerësuan me çmim ndërkombëtar, ndërsa ajo që u vu re ishte mungesa e qenve konkurues nga shqipëria.

