17.4 C
Pogradec
16.9 C
Korçë
16.8 C
Bilisht
16.7 C
Ersekë
16.1 C
Maliq
17.9 C
Liqenas
Monday, June 22, 2026

Sport/ “Final Four”: Skënderbeu mund Vllazninë, siguron vendin e tretë në renditje. Korçarët në podium!

- Advertisement -

Burimi: Korca Boom

Skënderbeu fitoi finale e vogël të “Final Four” ndaj Vllaznisë duke siguruar vendin e tretë në renditje. Korçarët triumfuan në stadiumin “Air Albania” me rezultatin 3-2.

Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për Skënderbeun që zhbllokoi rezultatin që në minutën e 11-të me Nikajn.

Më pas ishte radha e Liços, që realizoi edhe golin e dytë në minutën e 16-të. Korçarët nuk e ndalën hapin dhe shënuan edhe golin e tretë në minutën e 31-të me Rashicën, i cili u tregua i  saktë i vetëm përballë portierit.

Vllaznia ngushtoi rezultatin me Malën në minutën e 42-të falë një penalltie. Pjesa e parë u mbyll 3-1.

Në fraksionin e dytë Vllaznia ishte më kërkuese dhe fitoi sërish një penallti. Nga pika e bardhë Bekim Balaj u tregua i saktë dhe shënoi golin e dytë në minutën e 81-të. Më pas shkodranët mbetën me 10 lojtarë pasi Stojanovic u largua me karton të kuq.

Deri në fund Skënderbeu mbrojti fitoren duke siguruar edhe vendin e tretë në renditje ndërsa Vllaznia e mbyll sezonin në vendin e katërt.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit