10.7 C
Pogradec
11.3 C
Korçë
10.9 C
Bilisht
10.2 C
Ersekë
10.3 C
Maliq
11.5 C
Liqenas
Tuesday, May 5, 2026

Futbollisti i Pogradecit dënohet 5 ndeshje nga Disiplina, por pogradecarët mendojnë për festën

- Advertisement -

Ekipi i Pogradecit me ata barazim të fundit 1-1 që mori në Gjirokastër, thuajse siguroi ngjitjen në kategorinë e parë edhe pse duhet edhe një ndeshje nesër për tu luajtur.

Por të gjithë e mbajnë mend atë ndeshje vendimtare ndaj Luftëtarit ku pogradecarëve u mjaftonte edhe një pikë dhe e siguruan atë. Dhe ndeshje të tilla nuk ka si të kalojnë pa pasoja. Komisioni i Disiplinës në vendimet e ditës së djeshme ka dënuar me 5 ndeshje pogradecarin Shkullaku, por kjo pak rëndësi ka, pasi misioni i ngjitjes në kategorinë e parë thuajse është kryer.

Ja vendimi i djeshëm i Komisionit të Disiplinës:

–          Lojtari i KF Pogradeci, Ernest Shkullaku,për sjellje fyese që cenon reputacionin e futbollit dhe të gjithë pjesëmarrësve në veprimtarinë e saj, në bazë të nenit 13 të KDE dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit