Ndeshja mes Skënderbeut dhe Teutës ka nisur menjëherë në sulm për Skënderbeun, ku Gerco provon nga distanca, por topi përfundon në duart e portierit durrsak.
Menjëherë kundërpërgjigjen durrsakët që kanë dy raste të mira shënimi në zonë, por me portën bosh nuk arrijnë ta dërgojnë topin në rrjetë. Rastet për Teutën falë shtatlartësisë së mbrojtësve të Teutës që në goditjet standarde bien në sy në krahasim me lojtarët e Skënderbeut.
Më pas loja më shumë luhet në mesin e fushës, ku ka duele të ashpra mes të dy ekipeve, por pa rrezikuar portat respektive
Në minutën e 31-të gjyqtari Hamiti pasi shikon edhe VAR-in jep 11-metërsh. Ka protesta të shumta nga ana e Skënderbeut, por gjithsesi është Daci që nga pika e bardhë godet shtyllën dhe topi përfundon jashtë. Sërish pas humbjes së penalltisë ka protesta nga ana e vendasve.
Deri në minutën e 40-të ka protesta për shumë faulle që jep gjyqtari Hamiti dhe loja duket se është tensionuar, qysh pas momentit që dha 11-metërsh.
Mbyllet pjesa e parë me rrjetat e paprekura 0-0.
Pjesa e dytë nis pa asnjë ndërim nga të dy skuadrat, duke u besuar të dy teknikët lojtarëve që hodhën në fushë nga starti.
Menjëherë dy raste nga një për secilën skuadër, madje raste të arta shënimi. Është Liço për Skënderbeun dhe nga ana tjetër Daci për Teutën që humbasin raste të pastra, të dy me kokë gjuajnë jashtë.
Një tjetër raste të pastër humbet kapiteni i Skënderbeut, Liço në minutën e 61-të, teksa topi prek vetëm rrjetën e jashtme të portës durrsake.
Në minutën e 74-ër do të vinte edhe goli i avantazhit për miqtë. Është Gjini që gjuan me kokë në zonë dhe 0-1.
Pas shënimit të golit nga ana e Teutës, trajneri Gvozdenoviç kryen disa ndërime, ku edhe Rashica, Lika, apo Moses nuk sjellin ndryshim në rezultat.
Rastin më të mirë për të barazuar e kishte kapiteni Liço që lëshon një “predhë” nga 25 metra larg, por portieri Vata bën heroin duke e dërguar topin në këndore.
Përfundimisht 0-1 për Teutën.
Burimi: Korça Boom

