9.1 C
Pogradec
8.8 C
Korçë
8.2 C
Bilisht
7.9 C
Ersekë
8.1 C
Maliq
9.2 C
Liqenas
Sunday, May 3, 2026

E Fundit/ Aksident në hyrje të Rëmenjit, dy mjete bëhen copë…

- Advertisement -

Një aksident është shënuar rreth orës 18:15 në aksin rrugor Pogradec-Qafë Pllocë në afërsi të fshatit Rëmenj. Dy automjete janë përplasur, duke shkaktuar dëme materiale. Dyshohet se shkaku i aksidentit është burrë hyrja në rrugë e njërit prej mjeteve, duke prerë rrugën e automjetit tjetër dhe shkaktuar përplasje. Aksidenti ka sjellë vetëm dëme materiale, por vendi ku ka ndodhur konsiderohet si një nga zonat problematike në qarkun e Korçës, për shkak të banesave shumë pranë rrugës që lidh Korçën me Pogradecin. Policia është në vendngjarje dhe është duke hetuar shkaqet e aksidentit.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit