Nga gazetarja: Lorena Kodra
Korça po tkurret? 232 lindje më pak gjatë vitit 2023, krahasuar me shifrat e dy viteve më parë.
Arsye tjetër emigrimi/migrimi.
Korca ka 726 banorë më pak gjatë vitit 2023, shifrat janë bërë publike nga INSTAT ndërsa sociologët rendisin emigracionin si një nga shkaqet kryesore dhe si një ndër shkaqet e rënies së numrit të popullsisë në zonen e juglindjes. Këtë trend tashmë nuk e ndjekin vetëm të rinjtë por edhe profesionistët të cilët kanë më shume pritshmëri sa ju përket të ardhurave.
Punësimi dhe profesionet që nuk ofrohen në Qarkun e Korçës ka bërë që të rinjtë jo vetëm të emigrojnë, por edhe të migrojnë brënda vendit. Por edhe pa fenomenin e emigracionit serish popullsia në Korçë po shkon drejt pakesimit për shkak të rënies së lindjeve.
Sipas statistikave në martenitetin e Korçës gjatë vitit 2021 janë bërë 968 lindje ndërsa gjatë vitit 2023 janë bërë 736 lindje pra 232 lindje më pak. Arsyet e këtij raporti negativ sipas mjekëve është se të rinjtë nuk po krijojnë familje në Shqipëri, por po largohen ne emigrim.


