Zbulohet shkaku i veçantë pse Flamingot zgjedhin Pogradecin për të qëndruar

- Advertisement -

Dikur një dukuri e rrallë, tashmë vitet e fundit prania e flamingove në liqenin e Pogradecit po bëhet gjithnjë e më e zakonshme. Gjatë shtegtimit në vjeshtë dhe pranverë, këta shpendë ndalen në brigjet e liqenit të Ohrit, ku qëndrojnë për disa ditë në tufa të vogla, kryesisht këto tufa përbëhen nga individë të rinj të cilët nuk e përballojnë rrugën e gjatë të shtegëtimit dhe e përdorin liqenin e Pogradecit si pikë çlodhje përpara se të vijojnë rrugëtimin drejt lagunave bregdetare të vëndit tonë si ajo e Nartës apo Divjakë-Karavastasë.

Zona nga Driloni në Tushemisht është kthyer në një vendpushim të përkohshëm për flamingot, kjo dhe për shkak të tërheqjes së liqeni në këtë pjesë, duke ju përshtatur habitatit të tyre natyral që janë kryesisht lagunat bregdetare, duke u dhuruar banorëve dhe vizitorëve një pamje të veçantë. Shfaqja e tyre e përsëritur po e kthen atë që dikur përbënte një ngjarje të pazakontë në një peizazh gjithnjë e më të njohur për Pogradecin.

Autor: Armand Braho

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit