Ndihma nga Gjermania për Pogradecin, mbërrijnë tre kamionë me donacione…

- Advertisement -

Tre kamionë me ndihma humanitare të ardhura nga Gjermania kanë mbërritur në Pogradec, duke sjellë pajisje dhe materiale që do t’u shpërndahen shkollave, personave me aftësi të kufizuara dhe institucioneve të ndryshme. Donacioni është siguruar nga Shoqata e Motorristëve dhe Kamionistëve të Gjermanisë, me koordinimin e pogradecares Juljana Dita dhe me ftesë të drejtuesit të grupit të motorristëve të Pogradecit, Dritan Hoxha. Shpërndarja e ndihmave nisi këtë të hënë.

Ndihmat përfshijnë pajisje dhe materiale të destinuara për institucione arsimore, shërbime sociale dhe familje në nevojë, me synimin për të lehtësuar kushtet e tyre dhe për të mbështetur komunitetin vendas.

Nisma është pjesë e bashkëpunimit të krijuar prej disa vitesh mes shoqatës në Gjermani dhe përfaqësuesve në Pogradec, ndërsa donacioni realizohet me mbështetjen e Bashkimit Evropian.

Ky është viti i tretë radhazi që kamionë me ndihma humanitare nga Gjermania mbërrijnë në Pogradec, duke sjellë mbështetje për familjet në nevojë dhe institucionet lokale.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit