Denoncim: Varrezat e fshatit Çervenak të mbuluara nga ferrat dhe barërat, qytetarët kërkojnë ndërhyrje
Një qytetar ka denoncuar gjendjen e rënduar të varrezave në fshatin Çervenak, duke ngritur shqetësimin për mungesën e mirëmbajtjes. Sipas tij, varrezat janë mbuluar nga ferrat, gjembat dhe barërat e larta, duke e bërë të vështirë aksesin për familjarët që shkojnë për të nderuar të afërmit e tyre. Po ashtu, ai pretendon se në zonë futen edhe tufa me dele, të cilat dëmtojnë varret, duke e rënduar edhe më tej situatën.
Denoncimi i plotë i qytetarit:
“Kjo është gjendja e varrezave në fshatin Çervenak. I kanë mbuluar ferrat, gjembat edhe bari. Janë edhe disa tufa me dele që i dëmtojnë varret. Ju lutem, a mundeni ta bëni publike?”

