Tragjedi në Korçë/ Zjarr në një apartament pranë pastiçeri “Tasho”, humb jetën një 74-vjeçar…

- Advertisement -

Korçë – Një zjarr ka rënë në një apartament pranë pastiçeri “Tasho” në qytetin e Korçës. Sipas të dhënave paraprake, flakët kanë përfshirë një nga katet e pallatit, ndërsa tymi është përhapur në të gjithë godinën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe forcat e Policisë, të cilat kanë bërë evakuimin e banorëve të pallatit.

Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të ketë rënë si pasojë e pakujdesisë, megjithatë shkaku i saktë mbetet ende i pakonfirmuar.

Si pasojë e zjarrit ka humbur jetën një 74-vjeçar, i cili ndodhej në banesë në momentin e rënies së flakëve.

Zjarrfikësit vijojnë punën për shuarjen e plotë të zjarrit, ndërsa grupi hetimor do të kryejë veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit