24.6 C
Pogradec
25.3 C
Korçë
24.3 C
Bilisht
23.6 C
Ersekë
24.7 C
Maliq
24.9 C
Liqenas
Wednesday, June 24, 2026

Pogradeci bëhet kryeqendra e kinemasë ballkanike, çel siparin edicioni i 16-të i Festivalit të Filmit dhe Kulinarisë…

- Advertisement -

Ka ngritur siparin në Pogradec edicioni i 16-të i Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë. Për pesë ditë me radhë, në kinemanë e qytetit do të shfaqen mbi 60 filma nga vende të ndryshme të Ballkanit, duke e kthyer Pogradecin në një qendër të kinemasë ballkanike.

Një prej organizatoreve të festivalit, Gerta Qurku, u shpreh se programi i këtij edicioni sjell për publikun filma të rinj dhe prodhime të veçanta nga rajoni.

Regjisori Eno Milkani, njëherësh edhe organizator i festivalit, theksoi se ky aktivitet shërben si një dritare komunikimi mes artistëve dhe krijuesve ballkanikë. Gjatë ditëve të festivalit do të ketë edhe takime me emra të njohur të skenës shqiptare.

Një nga momentet kryesore të këtij edicioni është shfaqja e filmit “Komisari i Dritës”, në 60-vjetorin e tij, si dhe premiera e dokumentarit “Rikard” të regjisorit Mevlan Shanaj, kushtuar aktorit të mirënjohur Rikard Ljarja.

Pjesë e këtij festivali prej 16 vitesh është edhe aktorja kosovare Velina Muçolli. Ajo u shpreh e emocionuar për rikthimin në Pogradec, ndërsa këtë vit është e pranishme së bashku me vajzën e saj, Andrën, e cila gjithashtu merr pjesë në festival.

Artisti kosovar Driton Hajredini, i cili në edicionin e parë të Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë u vlerësua me çmim të parë, vijon të mbetet besnik i këtij aktiviteti dhe i qytetit të Pogradecit.

Festivali Ballkanik i Filmit dhe Kulinarisë do të zhvillohet nga data 23 deri më 27 qershor 2026 në Pogradec, si një udhëtim kulturor në kinemanë dhe traditat e Ballkanit.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit