Pogradec – Një aksident është regjistruar pak më parë në aksin nacional Pogradec–Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Pojskë.
Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa nga informacionet paraprake mësohet se dy persona kanë mbetur të lënduar.
Të lënduarit janë transportuar në spitalin e Pogradecit, ku po marrin ndihmën mjekësore. Ende nuk ka të dhëna për gjendjen e tyre shëndetësore.
Policia e Qarkullimit ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

