17.1 C
Pogradec
17.9 C
Korçë
17.8 C
Bilisht
16.4 C
Ersekë
16.9 C
Maliq
18.4 C
Liqenas
Thursday, June 4, 2026

Maliq/ Polici i ‘Shqiponjave’ vritet në krye të detyrës, plagoset kolegu! Autori i fshehur në stan, refuzoi të dorëzohej dhe hapi zjarr, i dënuar për trafik droge (EMRAT)

- Advertisement -

Efektivi i forcave ‘Shqiponja’ Enea Mekolli 34 vjeç, mbeti i vrarë ndërsa kolegu i tij Edison Adri 36 vjeç u plagos si pasojë e shkëmbimi zjarri në një stan në Lozhan të Maliqit. Autor është Violand Braçellari43-vjeç, i shpallur në kërkim e i dënuar në mungesë me 10 vite burg për ‘Prodhim e shitje të narkotikëve

Braçellari fshihej në stan ndërsa policia kishte rënë në gjurmët e tij dhe shkoi për ta arrestuar. Stani u rrethua ndërsa 43-vjeçari nuk iu përgjigj thirrjeve të policisë për tu dorëzuar, por hapi zjarr në drejtim të efektivëve ku për pasojë vrau njërin prej tyre dhe plagosi një tjetër. Ky i fundit është nisur me helikopter të ushtrisë drejt Traumës me plagë në pjesën e nofullës dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën. Policia iu kundërpërgjigj po me armë duke e plagosur autorin në bark. Ai është arrestuar ndërsa fillimisht është dërguar për mjekim në spitalin e Korçës ndërsa do të dërgohet te Trauma për mjekim të specializuar. Braçellari rezulton me precendentë të mëparshme kriminale dhe cilësohet si një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Në vitin 2017, ai është dënuar me 10 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë të Korçës dhe u shpall fajtor për prodhim dhe trafik narkotikësh. Ky vendim është lënë në fuqi edhe nga dy shkallët e tjera të gjyqësorit, Apeli si edhe Gjykata e Lartë me një vendim të marrë në janar 2024.

Mbetet mister se si Braçellari u lirua nga qelia, kur ai ishte arrestuar dhe mori edhe një vendim me 10 vite burg nga Gjykata e Korçës.

Në vitin 2024, Prokuroria e Korçës e mori të pandehur për veprën penale të “plagosjes së lehtë me dashje” ndaj shtetasit Valdet Bezhani. Në janar 2026, Gjykata e Korçës urdhëroi njoftimin e tij për seancën gjyqësore, pasi ai nuk ishte gjetur në adresën e banimit në Lozhan të Maliqit.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit