Vetëm pak ditë na ndajnë nga nisja e vjeljes së qershisë në fshatin Dvoran të Korçës. Fruti është tashmë gati për t’u mbledhur dhe fermerët shprehen se këtë vit prodhimi pritet të jetë i bollshëm dhe me cilësi të mirë.
Megjithatë, krahas pritshmërive pozitive për prodhimin, fermerët ngrenë shqetësime të vazhdueshme për gjetjen e tregut dhe, mbi të gjitha, për mungesën e fuqisë punëtore, një problem që sipas tyre po përsëritet prej disa vitesh.
Ata thonë se çdo sezon bëhet gjithnjë e më e vështirë gjetja e punëtorëve për vjeljen e qershive, pasi një pjesë e mirë e punëtorëve me eksperiencë largohen drejt shteteve fqinje për punë sezonale, ku pagat janë më të larta.
Sipas fermerëve, edhe në zonën e Dvoranit pagesat për punëtorët janë rritur ndjeshëm, duke arritur deri në 30 mijë lekë të vjetra në ditë, por sërish interesi për të punuar mbetet i ulët.
Sinkron:-
Përballë këtyre vështirësive, fermerët kërkojnë më shumë mbështetje nga shteti, si për garantimin e tregut të shitjes së prodhimit, ashtu edhe për gjetjen dhe subvencionimin e fuqisë punëtore sezonale, në mënyrë që sektori i frutikulturës të mos përballet me mungesa edhe më të mëdha në vitet e ardhshme.

