21.9 C
Pogradec
22.8 C
Korçë
22.3 C
Bilisht
21.4 C
Ersekë
22 C
Maliq
22.9 C
Liqenas
Sunday, May 31, 2026

Opera italiane ngjitet në skenën e Korçës, nga Rossini te Puccini magjeps publikun korçar…

- Advertisement -

Skena e Teatrit “Andon Zako Çajupi” mirëpriti një koncert kushtuar operës italiane, ku publiku pati mundësinë të ndiqte një përzgjedhje veprash nga repertori i kompozitorëve më të njohur të këtij zhanri. Nën titullin “Nga Rossini te Puccini”, mbrëmja solli për artdashësit një udhëtim në krijimtarinë e disa prej figurave më të rëndësishme të muzikës klasike italiane.

Në koncert interpretuan tenori italian Francesco Cortese, basi Hektor Leka, sopranot Ester Troja dhe Gledia Zhilla, të shoqëruar në piano nga Nikolin Kalo. Programi përfshiu arie dhe pjesë të njohura operistike, të cilat u mirëpritën nga publiku i pranishëm.

Francesco Cortese, tenor
“Jam shumë i lumtur që pata rastin të këndoj në Korçë dhe të jem përballë një publiku kaq mikpritës. Atmosfera që u krijua gjatë koncertit dhe mënyra se si publiku e ndoqi programin më emocionuan veçanërisht. Edhe pse nuk kam qenë në formën më të mirë gjatë këtyre ditëve, mbështetja dhe duartrokitjet e spektatorëve më dhanë forcë dhe e bënë këtë mbrëmje të paharrueshme për mua.”

Mbrëmja u ndoq me interes nga publiku korçar, i cili vlerësoi interpretimet e artistëve me duartrokitje. Koncerti u zhvillua në kuadër të aktiviteteve kulturore të qytetit, duke sjellë në skenë emra të njohur të muzikës lirike.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit