21.9 C
Pogradec
22.8 C
Korçë
22.3 C
Bilisht
21.4 C
Ersekë
22 C
Maliq
22.9 C
Liqenas
Sunday, May 31, 2026

Korça kthehet në kryeqytetin e poezisë, nis edicioni jubilar i “Netëve Korçare”…

- Advertisement -

Korça mirëpriti këtë fundjavë edicionin e 30-të të Festivalit Ndërkombëtar “Netët Korçare të Poezisë”, një nga aktivitetet më të rëndësishme letrare që mbledh në qytetin juglindor poetë, autorë dhe dashamirës të letërsisë.
Në kuadër të jubileut të 30-vjetorit, festivali për dy ditë me radhë do të sjellë një program të pasur me recitime poetike, panele letrare, promovime dhe aktivitete kulturore. Sipas drejtoreshës së bilblotekës Thimi Mitko në Korçë,Jorida Tollkuçit një nga risitë e këtij edicioni është konkursi për zërat e rinj poetikë, i organizuar nga bibloteka që drejtpm në bashkëpunim me Qendrën Rinore, ku do të vlerëdohen tre talente të reja premtuese.

Ndërkohë poetja Rita Petro, e ftuar si poete laureate e festivalit dhe anëtare e jurisë për të rinjtë, vlerësoi nivelin e lartë të krijimeve që do të paraqititen në konkurs, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së brezit të ri të autorëve dhe krijimit të hapësirave ku poezia të komunikojë drejtpërdrejt me publikun.

Një moment i veçantë i festivalit do të jetë edhe nderimi i Juljana Jorganxhiut me titullin “Poete Laureate” dhe Çmimin e Karrierës.Ndërkohë që në përputhje me traditën e festivalit, ajo do të mbjellë edhe Pemën e Poezisë në Lëndinën e Poetëve, në kopshtin “Vangjush Mio”.

Tema e këtij edicioni u frymëzua nga vargjet e poetit Asdreni.Organizatorët zgjodhën si bosht tematik poezinë “Excelsior”, kushtuar Lasgush Poradecit, duke ftuar poetët pjesëmarrës të krijonin dhe të konkurronin me poezi të frymëzuara nga mesazhet universale të kësaj vepre.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit