Pogradec – Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Korçë–Pogradec, në afërsi të fshatit Gështenjas. Mësohet se tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa një prej tyre ka përfunduar në barrierat anësore të rrugës.
Sipas të dhënave paraprake, nga aksidenti janë shkaktuar dëme të shumta materiale. Në vendngjarje ndodhet policia, e cila po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të lagështirës në rrugë dhe humbjes së kontrollit të njërit prej mjeteve.

