Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan në flagrancë shtetasin R. R., 31 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin O. F., 38 vjeç, banues në Bilisht, pasi në aksin rrugor “Bilisht-Miras”, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar 38-vjeçari, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Nga kryerja e alkooltestit, rezultoi se shtetasi O. F. e kishte drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

