Në fshatin Pirg të Maliqit, një 55-vjeçar i ka dhënë fund jetës.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se ai është vetëvarur në banesën e tij. Kanë qenë familjarët që e kanë gjetur dhe kanë njoftuar menjëherë policinë, e cila ndodhet në vendngjarje.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se 55-vjeçari jetonte me dy fëmijët e tij, ndërsa bashkëshortja jetonte jashtë shtetit. Dyshohet se ai ka pasur probleme të shëndetit mendor dhe, sipas burimeve, vuante nga depresioni, çka mund të ketë ndikuar në ndërmarrjen e këtij akti të rëndë.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

