9.9 C
Pogradec
9.8 C
Korçë
9 C
Bilisht
9.2 C
Ersekë
9 C
Maliq
10 C
Liqenas
Saturday, April 18, 2026

“Rebelja e Bukur” në Pogradec, Kujtim Oshafi sjell poezinë që nuk e harron vendlindjen…

- Advertisement -

Në ambientet e gjimnazit “Muharrem Çollaku” në Pogradec u promovua libri më i ri “Rebelja e Bukur” i autorit pogradecar Kujtim Oshafi, një emër që prej vitesh jeton larg, në Skoci, por që kurrë nuk është shkëputur nga rrënjët e tij.

Mes nxënësve, kolegëve dhe miqve, libri erdhi si një dëshmi e një lidhjeje që nuk zbehet me distancën, por përkundrazi, forcohet nëpërmjet poezisë. Oshafi, me vargjet e tij, rikthen Pogradecin në çdo faqe, si një vend që nuk harrohet, por bartet në shpirt.

Shkrimtari Dhimiter Pojanaku vlerësoi krijimtarinë e autorit, duke theksuar se Kujtim Oshafi tashmë është bërë pjesë e pandashme e antologjisë së poezisë pogradecare, duke zënë vend mes emrave që kanë ndërtuar identitetin letrar të këtij qyteti.

Aktiviteti mblodhi një sërë personalitetesh dhe dashamirësish të letërsisë. Të pranishëm ishin kryetari i Këshillit të Qarkut, Petrika Tollkuçi, nënprefekti Luan Maxhari, drejtuesi i ZVA Pogradec Sotiraq Mangeri, si dhe miq, familjarë dhe nxënës të gjimnazit “Muharrem Çollaku”.

Këta të fundit i dhanë një tjetër dimension promovimit, duke interpretuar poezi nga libri më i ri, duke e kthyer aktivitetin në një bashkëbisedim mes brezave, ku fjala e shkruar mori jetë në zë dhe emocion.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit