9.9 C
Pogradec
9.8 C
Korçë
9 C
Bilisht
9.2 C
Ersekë
9 C
Maliq
10 C
Liqenas
Saturday, April 18, 2026

Monodrama për Nënë Terezën prek Pogradecin, Justina Aliaj në një nga rolet më sfiduese të karrierës…

- Advertisement -

Mbrëmjen e djeshme, në Qendrën Kulturore “Lasgush Poradeci”, u ngjit në skenë monodrama “Andrra e Nan’ Terezës – Njerëzorja Hyjnore”, një produksion artistik kushtuar figurës së Nënë Tereza. Shfaqja u interpretua nga aktorja Justina Aliaj, ndërsa regjia mban emrin e Gëzim Kame.

Në këtë monodramë, publiku u njoh me një rrëfim skenik që sjell në fokus dimensionin njerëzor dhe shpirtëror të Nënë Terezës, përmes një interpretimi të ndjerë dhe të përqendruar. Vetë aktorja Justina Aliaj u shpreh se ky është roli i jetës së saj, duke e cilësuar një ndër më të vështirët për t’u realizuar në skenë, për shkak të kompleksitetit që mbart personifikimi i një prej figurave më të mëdha shqiptare në botë.

Nga ana tjetër, regjisori Gëzim Kame theksoi se monodrama si formë artistike paraqet një sfidë më vete, pasi kërkon mbajtjen e vëmendjes së publikut vetëm përmes një aktori në skenë. Ai u shpreh se, pavarësisht kësaj vështirësie, aktorja arriti ta përballojë me sukses, duke e sjellë veprën në një nivel të arrirë artistikisht. Kame shtoi gjithashtu se edhe ndërtimi i skenarit ka kërkuar një punë të gjatë kërkimore, për të përmbledhur dhe përpunuar informacionet mbi jetën dhe veprën e Nënë Terezës.

Shfaqja u prit me duartrokitje nga publiku pogradecar. Sipas organizatorëve, monodrama pritet të vijojë rrugëtimin e saj artistik edhe në disa qytete të tjera të Shqipërisë.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit