Korçë: Dy emigrantë të paligjshëm janë gjetur të pajetë në një zonë malore mbi fshatin Kamenicë.
Nga informacionet paraprake mësohet se viktimat janë rreth 25 dhe 30 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet se kanë humbur jetën për shkak të temperaturave të ulëta.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

