12.5 C
Pogradec
13.7 C
Korçë
13.5 C
Bilisht
12.1 C
Ersekë
12.5 C
Maliq
13.3 C
Liqenas
Tuesday, April 21, 2026

Dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, zbardhen detaje të reja nga vrasja e 78-vjeçarit në Korçë! 

- Advertisement -

Detaje të reja nga vrasja e 78-vjeçarit në Bulgarec.

Mësohet se trupi i pajetë i Gëzim Vijës u gjet mëngjesin e së enjtes nga punonjësi i postës, i cili shpërndan pensionet. Ai e ka thirrur 78-vjeçarin për të dalë dhe, kur nuk ka marrë përgjigje, ka njoftuar fqinjët. Më pas, ata kanë hapur derën e banesës, ku në një prej dhomave është gjetur trupi i pajetë i të moshuarit.

Ekspertiza mjeko-ligjore ka konstatuar se 78-vjeçari kishte një plagë të thellë në kokë, e shkaktuar me mjet të fortë, e cila i ka sjellë vdekjen. Dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur para se 78-vjeçari të goditej për vdekje.

Policia dhe ekspertët janë rikthyer sot në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk është gjetur mjeti me të cilin dyshohet se është kryer vrasja.

Vijon marrja në pyetje e familjarëve dhe të afërmve të viktimës, por deri tani deklarimet e tyre nuk kanë dhënë informacione të vlefshme që do të orientonin hetimet drejt identifikimit të autorit.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit