Detaje të reja nga vdekja e 78-vjeçarit në fshatin Bulgarec
Policia konfirmon se ngjarja e ndodhur sot nuk lidhet me shkaqe natyrore, por bëhet fjalë për një ngjarje kriminale. 78-vjeçari është goditur në kokë me mjete të forta, çka i ka shkaktuar vdekjen.
Në komisariat janë shoqëruar familjarë dhe të afërm të viktimës, të cilëve u janë marrë deklarime për konflikte të mundshme.
Për zbardhjen e plotë të dinamikës, motiveve dhe identifikimin e autorit/autorëve, policia dhe prokuroria po përdorin metoda speciale hetimi.
Hetimet janë përqendruar në dy pista kryesore: ajo e vjedhjes me pasojë vdekjen, pavarësisht se në banesën e viktimës nuk janë konstatuar mungesa parash apo sendesh me vlerë, si dhe pista e vrasjes për motive të tjera.

