Kolonjë: Një mjet përfshihet nga flakët duke u djegur totalisht në parkimin e teqesë së fshatit Kreshovë. Sipas informacioneve, konfirmohet se zjarri ka qenë aksidental, ndërsa vetë drejtuesi ka deklaruar se ka hyrë në teqe për të ndezur një qiri dhe në atë moment mjeti është përfshirë nga flakët. Shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë duke bërë të mundur fikjen e zjarrit, por mjeti është djegur totalisht. Nga ana e policisë po kryhen veprimet procedurale lidhur me rastin.

