5 C
Pogradec
5.2 C
Korçë
4.4 C
Bilisht
5.3 C
Ersekë
4.4 C
Maliq
5.3 C
Liqenas
Thursday, April 30, 2026

Ndërtimet ndryshojnë Voskopojën, banorët: Fshati nuk ka më nevojë për beton…

- Advertisement -

Fshati turistik i Voskopojës, një nga perlat historike dhe kulturore të juglindjes së vendit, po përballet vit pas viti me një tjetër pamje nga ajo që turistët dhe vizitorët kanë njohur ndër dekada. Mes rrugicave me kalldrëm dhe kishave të vjetra, gjithnjë e më shumë po shfaqen ndërtesa të reja, duke ndryshuar gradualisht fizionomininë e këtij fshati që dikur ruante me fanatizëm identitetin e tij.

Banorët shprehen se shtimi i ndërtimeve po e venitin bukurinë e Voskopojës së vjetër, duke e kthyer një pjesë të saj në një zonë që po humb karakterin tradicional. Sipas tyre, ndërtimet kanë arritur në një pikë ku fshati nuk ka më nevojë për objekte të reja dhe se çdo godinë tjetër rrezikon të prishë ekuilibrin e një vendi që është vlerësuar ndër vite për historinë dhe arkitekturën e tij.

Sinkron

Banorët thonë se nuk dihet se sa do të vazhdojë kjo situatë, por theksojnë se tashmë janë bërë mjaft ndërtime dhe se Voskopojës i duhet më shumë ruajtje e trashëgimisë sesa beton i ri.

Sink

Të dhënat e siguruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Planifikimit të Territorit dhe Kontratave të Infrastrukturës pranë Bashkisë Korçë tregojnë se ndërtimet në këtë zonë janë në rritje. Për vitet 2024–2025–2026, në Voskopojë janë në proces ndërtimi 12 objekte, ndërsa 1 leje ndërtimi tjetër ndodhet në proces vlerësimi.

Sa i përket karakterit të ndërtimeve, pjesa më e madhe e tyre janë për banim. Konkretisht, 8 objekte janë banesa, 3 janë bujtina, ndërsa 1 objekt është agroturizëm.

Shumë banorë të zonës theksojnë se zhvillimi i turizmit është i mirëpritur, por paralajmërojnë se nëse ndërtimet vazhdojnë me këtë ritëm, rrezikohet që Voskopoja të humbasë atë që e bëri të veçantë, autenticitetin e një fshati të vjetër që ka mbijetuar ndër shekuj.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit