8 C
Pogradec
7 C
Korçë
6 C
Bilisht
5.4 C
Ersekë
6.3 C
Maliq
7.8 C
Liqenas
Tuesday, April 28, 2026

Dhuna në familje dhe kanosje ndaj një të miture, policia në Korçë ndalon një 17-vjeçare procedon një 62-vjeçar…

- Advertisement -

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim P. M., 62 vjeç, banues në fshatin Liqenas, Pustec, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje, si dhe ndaj djalit të saj.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, për një 17-vjeçare, banuese në Korçë, për veprën penale “Kanosja për të mos kallëzuar”, pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet telefonit, një 14-vjeçare, që të tërhiqte kallëzimin që kishte bërë për një shoqe të 17-vjeçares, me të cilën ishte konfliktuar.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit