12.1 C
Pogradec
11.9 C
Korçë
11.2 C
Bilisht
10.8 C
Ersekë
11.2 C
Maliq
12.2 C
Liqenas
Wednesday, April 15, 2026

Merr ‘frymë’ juglindja, rikthehet qarkullimi i rrugës Librazhd-Prrenjas pas 11 ditësh bllokim! ARRSH: Aksi provizor hapet sot në 12:00

- Advertisement -

Pas 11 ditësh nga bllokimi, sot rinis qarkullimi në aksin Librazhd-Prrenjas me hapjen e rrugës provizore në orën 12:00. ARRSH njofton se në rrugën provizore të ndërtuar mes Korridorit VIII dhe rrugës ekzistuese që është shembur, mund të kryhet kalimi i të gjitha mjeteve. Qarkullimi do të kryhet me sinjalistikë kantieri. “Sot, datë 03.03.2026, ora 12:00, rikthehet qarkullimi për të gjitha mjetet në aksin Librazhd–Prrenjas, i cili ishte i bllokuar si pasojë e rrëshqitjes në zonën “Arrat e Gurrës”.
Qarkullimi do të kryhet përmes një devijimi provizor, të ndërtuar ngjitur me pozicionin ekzistues të mëparshëm, deri në realizimin e plotë të rrugës alternative, tashmë të bërë publike, në shtratin e lumit Shkumbin dhe të integruar me trupin e hekurudhës.
Segmenti do të funksionojë me sinjalistikë kantieri dhe, përkohësisht, do të jetë i paasfaltuar deri në stabilizimin e shtresave, pas së cilës do të kryhet asfaltimi përfundimtar.
Duke kërkuar mirëkuptim nga të gjithë përdoruesit e rrugës si dhe banorëve të zonës, u bëjmë thirrje të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore, për të garantuar një qarkullim të sigurt për të gjithë”, thuhet në njoftim.
Segmenti 1.3 km i rrugës alternative (jo provizore) do të ndërtohet përkrah hekurudhës në shtratin e lumit Shkumbin. Ky segment kalon pjesën e erozionit dhe ruan një pjerrësi të përshtatshme dhe të sigurt për kalimin e mjeteve.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit