Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin M. S., 22 vjeç, banues në fshatin Gjonomadh, Korçë, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij, i cili ishte i pajisur me urdhër mbrojtjeje, si dhe ka dëmtuar orendi dhe pajisje në banesën e tij.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi E. P., 37 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka përndjekur ish-bashkëjetuesen e tij, nëpërmjet thirrjeve dhe mesazheve kërcënuese në celular.

