16.4 C
Pogradec
17.6 C
Korçë
15.9 C
Bilisht
17 C
Ersekë
17.1 C
Maliq
16.8 C
Liqenas
Tuesday, April 28, 2026

Rritet çmimi i biletës drejt Tiranës: Nga 700 në 1000 lekë pas bllokimit të aksit Librazhd–Pogradec…

- Advertisement -

Çmimi i biletave në linjat ndërqytetase drejt Tiranë ka pësuar rritje të ndjeshme ditët e fundit, duke kaluar nga 700 lekë në 1000 lekë për një udhëtim. Kjo rritje ka prekur drejtpërdrejt qytetarët që udhëtojnë shpesh drejt kryeqytetit për arsye pune, studimi apo shërbime shëndetësore.
Shkak për këtë situatë është bllokimi i aksit Librazhd–Pogradec, i cili ka detyruar mjetet e transportit publik të devijojnë itinerarin.
Qytetarët thonë se këto çmime janë të papërballueshme ndërkohë shprehin frikën se kjo rritje mund të mbetet në fuqi edhe pas hapjes së rrugës së bllokuar, duke e kthyer çmimin prej 1000 lekësh në një tarifë të përhershme.

Jasht kamerave shoferët shprehen se zgjatja e kohës së udhëtimit, rritja e konsumit të karburantit dhe amortizimi i mjeteve kanë sjellë kosto shtesë, të cilat janë reflektuar në çmimin e biletës.

Aktualisht, fugonat lëvizin përmes aksit alternativ Maliq–Lozhan–Moglicë–Gramsh, një rrugë më e gjatë dhe me vështirësi më të mëdha qarkullimi.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit