Mirënjohje dhe respekt të thellë për ish-trajnerin e njohur të boksit pogradecar, Muhamer Gjona.
Me përkushtimin, disiplinën dhe pasionin e tij të jashtëzakonshëm, ai ka rritur breza të tërë boksierësh, duke i udhëhequr drejt sukseseve të mëdha dhe duke i sjellë shumë medalje e trofe klubit të Pogradecit.
Falë punës së tij të palodhur, shumë sportistë jo vetëm që janë shpallur kampionë, por kanë mësuar vlerat e sakrificës, respektit dhe shpirtit luftarak.
Kontributi i tij në sportin e boksit në Pogradec do të mbetet gjithmonë i paharruar.
Respekt për gjithçka që ke dhënë për sportin dhe për qytetin tonë!

