6 C
Pogradec
5.6 C
Korçë
5 C
Bilisht
5 C
Ersekë
4.7 C
Maliq
6.3 C
Liqenas
Wednesday, February 11, 2026

Korçë/ Era e fortë shkëput rimorkion e kamionit në Belorta, bllokohet aksi Korçë–Bilisht…

- Advertisement -

Korçë: Era e fortë në juglindje, rimorkioja shkëputet nga kamioni dhe bllokon rrugën

Një incident është regjistruar pak minuta më parë në afërsi të fshatit Belorta, në aksin nacional Korçë–Bilisht, ku si pasojë e erës së fortë, rimorkioja e një kamioni është shkëputur dhe ka përfunduar në rrugë.

Sipas informacioneve paraprake, rimorkioja ka goditur një mjet tjetër që qarkullonte në këtë segment. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për normalizimin e qarkullimit, ndërsa drejt zonës janë nisur edhe forcat zjarrfikëse, të cilat do të bëjnë të mundur largimin e rimorkios nga rruga dhe rikthimin e lëvizjes në normalitet.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit