5.7 C
Pogradec
5.3 C
Korçë
4.3 C
Bilisht
4.3 C
Ersekë
4.5 C
Maliq
5.6 C
Liqenas
Wednesday, February 11, 2026

Konflikt me mjet prerës në bulevardin “Republika”, procedohet 30-vjeçari nga Floqi, pengohet qarkullimi i automjeteve…

- Advertisement -

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin G. E., 30 vjeç, banues në fshatin Floq, Korçë, pasi në bulevardin “Republika”, Korçë, është konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasin K. K., 25 vjeç, banues në fshatin Dvoran, Korçë, të cilin e ka kanosur me mjet prerës dhe i ka dëmtuar kabinën e automjetit. Gjatë konfliktit është penguar qarkullimi i mjeteve të tjera dhe është prishur qetësia publike. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës i dyshuar i përdorur nga 30-vjeçari, për kanosjen.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit