14.7 C
Pogradec
14.8 C
Korçë
13.9 C
Bilisht
13.7 C
Ersekë
14.1 C
Maliq
14.9 C
Liqenas
Thursday, April 16, 2026

Aksidentoi 66-vjeçaren dhe largohet nga vendi i ngjarjes, procedohet 47-vjeçari në Korçë. Nën hetim edhe 4 të mitur për hyrje të paligjshme në banesë…

- Advertisement -

Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, për shtetasin E. M., 47 vjeç, banues në Korçë, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen L. D., 66 vjeçe, banuese në Korçë, këmbësore, e cila mori mjekim në spital dhe u largua në banesë. 47-vjeçari u largua nga vendi i aksidentit, por u kap nga shërbimet e Policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për 4 shtetas të mitur, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 13, Korçë, u konstatuan duke qendruar pa lejen e pronarëve, në një banesë të pabanuar. Shtetasit e mitur janë intervistuar në prani të prindërve, psikologes dhe avokatit.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit