5.7 C
Pogradec
5.5 C
Korçë
4.3 C
Bilisht
4.7 C
Ersekë
4.6 C
Maliq
4.9 C
Liqenas
Thursday, February 12, 2026

Shembet rruga, 8 familje në Senisht 3 muaj në izolim! Banorët: Na ndihmoni, ecim 1.30 minuta në këmbë

- Advertisement -

Rruga që lidh fshatin Senisht me qytetin e Maliqit vijon të mbetet e bllokuar prej tre muajsh, si pasojë e çarjes se tokes dhe rrëshqitjes se dherave. Në kete zonë jetojnë tetë familje, të cilat aktualisht lëvizin vetëm në këmbë ose me gomar, pasi automjetet nuk kanë mundësi të kalojnë.Situata paraqet rrezik të vazhdueshëm për shkak të rënies së gurëve dhe dherave, ndërsa dëmtimet në rrugë janë përkeqësuar nga dita në ditë per shka te reshjeve.

Banorët bëjnë me dije se prej muajsh i janë drejtuar institucioneve vendore për ndihmë, por deri më tani nuk ka pasur asnjë ndërhyrje konkrete. Bashkia Maliq tha se eshte ne dijeni te rrëshqitjes ne rruge, ne nje gjatesi prej 80 metrash, por për shkak të kushteve atmosferike e ka pasur të pamundur të ndërhyjë me mjete. Deri në zgjidhjen e problemit, banorët e Senisht vijojnë të jetojnë në izolim mes shumë vështirësive për të furnizuar me ushqime./shqiptarja.com

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit